Shërbimet

Boreal Engineering ofron një gamë të plotë shërbimesh

Projektim dhe planifikim për dyqane dhe linja të ftohjes deri te shërbimet pas shitjes, mirëmbajtja, monitorimi në distancë dhe modernizimi i vitrinave frigoriferike.

Shërbimet tona

Çfarë Ofrojmë

Projektim dhe Konsulencë

Boreal Engineering ofron shërbime profesionale inxhinierike dhe arkitektonike  të projektimit dhe konsulencës për sisteme frigoriferike, dhe raftet për supermarketet. Ekspertët tanë inxhinierë punojnë ngushtë me klientët për të kuptuar nevojat e tyre specifike dhe për t’u ofruar zgjidhje të personalizuara, të cilat janë të përshtatura për çdo projekt. Ne sigurojmë që çdo fazë e projektit të jetë e mirëplanifikuar dhe e realizuar me efikasitet maksimal.

Projektimi dhe Instalimi i Sistemeve Frigoriferike Komerciale dhe Industriale

Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për sistemet frigoriferike për sektorët komercial dhe industrial. Përdorimi i teknologjisë më të fundit dhe bashkëpunimi me marka të njohura, garanton që zgjidhjet tona janë të besueshme dhe efikase energjetikisht, duke siguruar performancën më të lartë dhe kostot më të ulëta operative.

Raftet dhe Aksesoret për Supermarketet

Ne ofrojmë projektimin dhe instalimin e raftëve dhe aksesorëve të personalizuar për supermarketet dhe hapësira komerciale. Zgjidhjet tona janë të qëndrueshme dhe funksionale, duke optimizuar përdorimin e hapësirës dhe duke krijuar ambiente tërheqëse për klientët dhe punonjësit.

Monitorimi dhe Menaxhimi i Sistemeve Frigoriferike

Përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, ne mundësojmë monitorimin dhe menaxhimin në kohë reale të sistemeve frigoriferike, optimizimin e konsumit energjetik dhe parandalimin e defekteve. Ky është një shërbim i domosdoshëm për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve frigoriferike.

Konsulencë dhe Mbështetje Teknike

Boreal Engineering ofron shërbime konsulence për projektimin dhe implementimin e sistemeve frigoriferike dhe përfshirjen e zgjidhjeve teknologjike për çdo lloj hapësire komerciale dhe industriale. Gjithashtu, ne ofrojmë mbështetje teknike të vazhdueshme për të siguruar që çdo projekt të jetë në përputhje me standardet më të larta të cilësisë dhe efikasitetit.

Kontakt

Çfarë po kërkoni?

Në Boreal Engineering, punojmë për të ofruar zgjidhjet më të mira dhe kujdesemi për gjithë përvojën e klientit. Prandaj, nëse keni nevojë për përgjigje apo suport, na kontaktoni duke plotësuar formën.

Na kontaktoni